Peugeot 508 Sport me 400 kuaj fuqi

Peugeot 508 Sport me 400 kuaj fuqi

21 February 2019 11:23

Ky është Peugeot 508 Sport Engineered koncept, vetura më e fuqishme hibride plug-in që do të debutojë në muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë.

Koncepti më i ri i Peugeot ka motorin 1.6 litërsh me katër cilindra turocharged PureTech me benzinë që prodhon 197 kuaj fuqi si dhe dy motorë të tjerë elektrik, njëri që prodhon 107 kuaj fuqi për rrotat e para si dhe një tjetër me 201 kuaj fuqi për rrotat e pasme, transmeton koha.net.

Kombinimi total është mbi 500 kuaj fuqi por për shkak të burimit të energjisë së sistemit ata nuk mund të japin të gjithë fuqinë e tyre në të njëjtën kohë dhe kuaj fuqitë reale maksimale janë rreth 400 kuaj fuqi.

Peugeot pohon se kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda e atë maksimale prej 250 kilometra në orë.

Peugeot ka thënë për AutoExpress se ky 508 hibrid plug-in nuk do të jetë vetëm koncept, por do të prodhohet në masë, ndërsa emri i tij real ende nuk është zbuluar.

Ky model do të dal në shitje në fund të 2020-ës dhe do të mbajë po këtë sistem me 3 motorë e me të gjitha rrotat aktive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme