Audi ka konfirmuar se do të zbulojë konceptin elektrik e-tron në panairin e veturave në Gjenevë, i cili mbahet gjatë muajin e të ardhshëm.
Zyrtarisht i quajtur Audi Q4 e-tron koncept, është një SUV coupe që përdor platformën elektrike MEB të Volkswagen Group, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo veturë kur të dalë në shitje, në fund të 2020-ës, do të jetë Audi e parë që përdorë platformën elektrike multimiliarda dollarëshe të VW Group.
Audi me këtë SUV e-tron hynë në garë kundrejt Tesla Model X e Jaguar I-Pace ndërsa Mercedes e BMW ende nuk kanë prezantuar ndonjë version elektrik të kësaj kategorie.
Volkswagen Group nuk ka qartësuar ende madhësinë ekzakte të baterive që kjo platformë ka, por modeli me 48kWh është i aftë të përshkojë 330 kilometra rrugë me një mbushje të vetme, dhe do të jetë opsioni më i lirë i këtij modeli, ndërsa ofrohen edhe versionet për distanca më të largëta si 60kWh e 80 kWh, të cilët mund të përshkojnë mbi 500 kilometra rrugë me një mbushje të vetme.
{gallery}