Auto

Mazda3 Skyactiv-X vjen me 180 kuajfuqi

Të dhënat nga faqja zyrtare e Mazdës në Sllovaki, përveç detajeve për performancë dhe paketave të pajisjeve, gjithashtu zbulojnë edhe çmimin e modelit Mazda3 Skyactive-X.

Sipas këtij informacioni, Mazda3 Skyactiv-X vjen me motor benzinë me kapacitet prej 180 kuajfuqi. Në Sllovaki, Skyactiv-X do të jetë në dispozicion në dy versione - GT dhe GT Plus, dhe konsumatorët do të jenë në gjendje të zgjedhin mes marshit manual apo automatik.

{gallery}

Gjithashtu, edhe versioni Hatchback do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme ose me të gjitha rrotat, transmeton KosovaPress. Versioni limuzinë do të shitet ekskluzivisht me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme.

Mazda3 më e lirë me motor benzinë Skyactiv-X me 180 kuajfuqi në Sllovaki do të kushtojë 23,190 euro. Është një version me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme dhe me marshin manual.

Ata që duan një Hatchback me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe marshin automatik do të duhet të paguajnë 29.290 euro.