Kompania e njohur japoneze për vetura, Toyota, do të prezantojë versione të reja të veçanta të modelit të saj të vogël të qytetit, Aygo, me etiketën X-Cite dhe X-Style në panairin e ardhshme të veturave që do të mbahet në Gjenevë.
Prodhuesi japonez vazhdoi të luajë me kombinimin e ngjyrave dhe motivin elegant “X” të maskës së përparme të Aygos dhe dy versione të reja të këtij modeli vijnë me ngjyrë të bardhë dhe portokalli, me detaje të kundërta, transmeton KosovaPress.
Të dyja versionet, X-Cite dhe X-Style, vijnë me rrotat prej 15-inç nga alumini dhe me xhamin e e pasmë të errët, transmeton KosovaPress. Aygo X-Style vjen me ngjyrë të bardhë dhe me disa elemente me ngjyrë portokalli.
{gallery}
Gjithashtu, Aygo X-Cite vjen me eksterier dy ngjyrësh – karroceria me ngjyrë portokalli dhe çatia me ngjyrë të zezë, ndërsa rrotat, pasqyra dhe detaje të tjera janë po ashtu me ngjyrë të zezë.
Aygo X-Cite, po ashtu, vjen me kamerë për lëvizje mbrapsht dhe me sistemin për siguri Toyota Safety Sense. Të dy versionet kanë motor benzinë 1.0-litër me 72 kuajfuqi.