Auto

Misha Design me paketë të re për modifikimin e Lamborghini Huracan

Descriptive Text

Kompania amerikane, Misha Design, është e njohur për modifikimin e veturave të Ferrarit dhe madje ka pasur disa paketa për modifikim të disa modeleve të Porsches, Mercedesit dhe Lamborghinit.

Tani, kjo kompani ofron paketën e re nga fibra të karbonit për aerodinamikën e Huracan të Lamborghinit, transmeton Koha.net.

Paketa e re përfshinë mbrojtësin shtesë të ri të përparmë (spoiler), kofanon e re, mbrojtësi anësor të përparmë me vrima për ajër, set të ri të pragjeve, mbrojtësi e ri të pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (spoiler), si dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave.

{gallery}

Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojë kjo paketë e re për aerodinamikën e këtij Lamborghini Huracan.

Ndërsa, sa i përket motorit, asgjë nuk ka ndryshuar – ky Huracan ka motorin V10 me kapacitet prej 610 kuajfuqi.

Porositë tashmë kanë filluar të pranohen, ndërsa dërgesat pritet të fillojnë në muajin maj ose qershor.