Auto

G-Power paralajmëron BMW M850i xDrive të ri

Foto: BMW Blog

Kompania e njohur G-Power, e cila merret me modifikimin e veturave, nëpërmjet disa fotografive paralajmëron versionin e modifikuar të Series 8 të ri të BMW-së.

Në fakt, fjala është më saktësisht për modelin M850i xDrive i cili sipas të dhënave nga BMW është me kapacitet prej 530 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, G-Power ka zbuluar se për këtë model ka përgatitur paketat “Stage 1” dhe “Stage 2”.

Paketa “Stage 1” përforcon motorin e këtij modeli, 4.4-litër V8, në 620 kuajfuqi ndërsa “Stage 2” në 670 kuajfuqi.