Auto

Opel Mokka X i ri arrin në fund të vitit

Gjenerata e re e Crossoverit të famshëm të Opelit pritet të prezantohet zyrtarisht ka fundi i këtij viti. Në fakt, Opeli tashmë është pjesë e grupit PSA dhe kështu Mokka X i ri do të bazohet në paltformën PSA.

Gjithashtu, thuhet se Mokka X i ri do të shfrytëzojë platformën të cilën e kanë modelet Peugoet 208 dhe Corsa e Opelit, transmeton Koha.net. Falë kësaj platforme të re, Mokka X i ri do të jetë më i gjatë, gjë e cila do të ndikojë pozitivisht në hapësirën në pjesën e pasme të veturës.

Gjenerata e re e këtij modeli, po ashtu, do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme, ndërsa modeli aktual është në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Opel Mokka X i ri, po ashtu, do të ketë edhe një version të tjetër më të dobët e cila mund të pritet pas vitit 2022 dhe e cila mund të ishte në dispozicion në version elektrik.

Ardhjen në treg të këtij modeli të ri mund ta presim ka fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.