Pas premierës që mbajti së fundmi Mercedes CLA i ri, në panairin CES 2019 në Las Vegas, tani raportohet se në fillim të muajit mars në panairin e veturave në Gjenevë do të debutojë edhe gjenerata e re e këtij modeli në version Shooting Brake.
Edhe CLA i ri Shooting Brake do të ketë platformën MFA2, ku për dallim nga modeli aktual do të ofrojë më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme, kjo falë edhe zgjatjes së boshtit të rrotave për 30 cm (2.7 metra në tërësi), transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMercedes CLA Shooting Brake, po ashtu, do të jetë edhe më i gjatë dhe më i gjerë për dallim nga ai aktual, si dhe me rrotat më të gjerë të cilat do të jenë prej 16 deri 19-inç.
Lexoni edhe:
Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit [foto]
Pamja më e mundshme e këtij modeli të ri është sikur kjo në fotografi, të cilën e ka ideuar dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design. Po ashtu, vëmendje të veçantë përsëri do ta tërheqë interieri modern me instrument-tabelën digjitale dhe sistemin për argëtim (infotainment) MBUX (Mercedes-Benz User Experience).
Varësisht nga versioni, CLA i ri Shooting Brake do të jetë në dispozicion me marshe manuale dhe automatike, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Gjithashtu, pas Shooting Brake pritet të arrijë edhe versionet AMG – të tilla si CLA 35 me motor 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 306 kuajfuqi dhe CLA 45 me motor 2.0-litër Turbo me 387 dhe 421 kuajfuqi.