Para disa ditësh Lamborghini publikoi në një mënyrë të pazakontë dy foto të modelit të tij më të ri Huracan dhe tani kompania vazhdon me publikimin e fotove tjera.
“E pazakonta” në këtë rast është se fotot e mëparshme dhe ato të rejat nuk janë postuar në rrjetet sociale apo në faqen zyrtare të kompanisë, por në Unica - një aplikacion, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe “para-pamje ekskluzive” në sfond, kjo foto na lejon të shohim modelin e rifreskuar. Gjëja e parë që do të vëreni është padyshim prapavija “Evo” që tregon se ky nuk është një LP610-4 i zakonshëm.
{gallery}
Ndërkohë që ende nuk ka informacione rreth interierit, raportohet se modeli më i ri do të ketë një ekran Touchscreen në formë portreti.
LP610-4 ka të ngjarë të bëhet gjë e së kaluarës pasi besohet se Lamborghini do t’i japë motorin 5.2-litër V10, i cili do të ndryshonte për pasojë modelin e Huracanit për LP620-4.
Ende nuk dihet se kur do të mbahet premiera zyrtare, por ajo do të bëhet shumë shpejt e ditur nga ana e kompanisë.