Prodhuesi i njohur amerikan i automobilave, Ford, ka tërhequr nga tregu 953,000 automjete në gjithë botën për shkak të airbagëve “Takata”, të cilat rrezikojnë të shpërthejnë.
Kjo tërheqje përfshinë 782,000 automjete në SHBA dhe konsiderohet si një nga tërheqjet më të mëdha në historinë e këtij vendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModelet që janë tërhequr nga tregu përfshijnë Ford Edge, Ranger, Fusion, Mustang, Lincoln MKX, MKZ dhe Mercury Milan, transmeton Koha.net. Të gjithë këto modele janë të prodhuar në vitin 2010-2014.
Për shkak të problemeve me airbagët “Takata”, në botë janë regjistruar 23 raste me vdekje deri në tani.
Airbagët “Takata” përdorin nitratin e amonit në mënyrë që të krijojë një shpërthim për të fryrë airbagët me rastin e aksidentit. Por, me kalimin e kohës, këto airbagët mund të shpërthejnë vetvetiu nga i nxehti dhe lagështia.