Auto

VW prezanton konceptet e reja elektrike

VW prezanton konceptet e reja elektrike
 

Një dizajn tërheqës, një bateri e fuqishme që duhet të zgjasë deri në 550 kilometra distancë, aftësia për të montuar panelet diellore në çati, dhe teknologjia autonome janë opsionet më interesante për Buzz Cargo, modeli elektrik i ri i VW-së.

Volkswageni është duke u përgatitur për të ardhmen elektrike dhe autonome të tregut të automobilave. Tashmë kompania ka paraqitur disa modele nga I.D. një seri automjetesh elektrike dhe në Los Anxhelos prezantoi një model të ri të dizajnuar për të transportuar Buzz Cargo dhe një biçikletë elektrike gjithashtu të destinuar për shpërndarje, transmeton KP.