Auto

Audi zbulon pamjen e konceptit të ri elektrik e-tron GT

Descriptive Text

Prodhuesi gjigant gjerman i veturave,Audi, dje ka paralajmëruar një model të ri të quajtur e-tron GT ndërsa sot ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet se si do të duket koncepti i këtij modelit të ri elektrik që do të jetë rival i Model S të Teslës.

Audi e-tron GT në fotografi shihet i kamufluar, por mund të shihet se është një automjet trupi i të cilit është formuar si një Coupe.

{gallery}

Ky do të jetë modeli i tretë Audit, pas e-tronit që u lansua në shtator dhe e-tron Sportbackut, i cili nuk është shfaqur ende në versionin e prodhimit, transmeton ksp. Ky koncepti është prezantuar në vitin 2017.

Detajet më të hollësishme të konceptit e-tron GT do të zbulohen pas premierës zyrtare.