Auto

Kahn Design e ‘zgjeron’ Defenderin

Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company këtë javë po na prezanton edhe një Land Rover Defender të modifikuar, emri i plotë i të cilit është Land Rover Defender 2.2 TDCI XS 110 Double Cab Pick Up Chelsea Wide Track.

Si zakonisht, kjo kompani e njohur britanike [Kahn Design] është marrë më shumë me eksterierin dhe interierin e këtij Defenderi, transmeton Koha.net.

Tani, ky Defender i modifikuar karakterizohet me eksterier me ngjyrë të gurit të vullkanit (Volcanic Rock Satin), mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë me drita të integruara, maskën e përparme të re me logon ‘X-Lander’, dritat ‘Shadow Chrome’, çatinë me ngjyrë të zezë Satin, etj.

{gallery}

Gjithashtu, Kahn Design për këtë Defender të ri ka zgjedhur edhe amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave ‘9x6 Satin Black Defend 68’ me goma 285/75/16, si dhe ulëset e përparme ‘Sports GTB’ me lëkurë ‘Portland’, timonin ‘Satin Silver Kahn’, pedalet nga alumini, orën ‘Churchill’, etj.

Sa i përket çmimit, ky Defender 2.2 TDCI XS 110 Double Cab Pick Up Chelsea Wide Track kushton 57,999 funte (rreth 65,000 euro).