Kompania e njohur ruse, TopCar, po vazhdon të merret me modifikimin e veturave të Porsches dhe tani ajo prezanton kreacionin më të fundit të saj të quajtur Porsche Panamera GT Edition.
TopCar, në këtë edicion e ka ‘zbutur’ paksa Panamerën në version GT.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Ashtu siç është pritur, një Panamera e tillë karakterizohet me aerodinamikën nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, pragjet, difuzer i pasmë, etj.), pasqyrat nga fibra të karbonit po ashtu si dhe me rrotat e reja dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, TopCar për këtë model ofron edhe interier të modifikuar duke përfshirë lëkurë cilësore, pedalet nga alumini dhe tepihët e rinj, të gjitha sipas dëshirës së blerësve.