Auto

Audi paralajmëron koncept të ri për këtë javë

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, para disa dite ka deklaruar se në panairin e veturave në Shanghai do të prezantojë zyrtarisht këtë javë projektin e saj më të ri.

Ndërkohë, Audi ka publikuar disa skica e fotografi të reja, si dhe ka zbuluar e konceptit të ri, transmeton Koha.net. Koncepti i ri do të quhet Audi E-Tron Sportback.

Tani për tani, nuk janë zbuluar shumë detaje përveç se fjala është për një model elektrik sportiv me katër dyer dhe boshtin e rrotave të gjatë prej 2.9 metra.

Koncepti E-Tron Sportback karakterizohet me linja të ulëta të çatisë, maskën e përparme të theksuar, si dhe me kamera në vend të pasqyrave standarde.

Gjithashtu, Audi planifikon që këtë koncept ta kthejë në model serik deri në vitin 2020.

{gallery}