C-Class ogurzi i gatshëm për “Halloween”

C-Class ogurzi i gatshëm për “Halloween”

28 October 2018 21:05

Ata të cilët dëshirojnë që Mercedes-Benz C-Class i tyre të duket agresiv gjithmonë mund t’iu drejtohen departamentit AMG të kompanisë Daimler. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është e vetmja zgjidhja, sepse ekzistojnë edhe kompanitë që merren me modifikime të veturave.

Modelin C-Class në këto fotografi po e marrim si shembull, për dizajnin e të cilit është përkujdesur kompania e njohur Wald International, transmeton Koha.net. Kompania në fjalë, për këtë C-Class ka zgjedhur eksterier tërësisht me ngjyrë të zezë dhe me disa detaje nga kromi në spoiler të veçantë të përparmë, pragjet, difuzerin dhe katër gypat të sistemit të shkarkimit të gazrave në formë katrore. Duket vërtet agresiv dhe ogurzi, apo jo?

Wald International e ka shndërruar këtë model në një ‘bishë’ ogurzi e cila është e gatshme për “Halloween”.

Përshtypjen ‘agresive’ e lë edhe maska e tij e përparme tërësisht me ngjyrë të zezë, xhamat e errët si dhe rrotat me ngjyrë të zezë nga alumini. Po ashtu, duhet theksuar se ky Mercedes-Benz C-Class tani është më i ulët dhe në disa nga rrugët tona vështirë se do të mund të lëvizte.

Megjithatë, ky model është zgjedhja e duhur për ata të cilët dëshirojnë që C-Class i tyre të duket unik dhe mbi të gjitha agresiv.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme