Auto

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën.

Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga ftohësi mund të shkaktojë zjarr në këto automjete, transmeton ksp.

Gjithashtu, BMW kishte tërhequr më parë rreth 480,000 automjete nga Azia dhe Evropa, për shkak se në Korenë e Jugut këto automjete u kaplonin nga zjarri, dhe deri më tani nuk ka pasur lëndime.

Tërheqja përfshin modelet e prodhuara brenda periudhës 2010 deri 2017, ndërsa thuhet se blerësit e veturave problematike do të kontaktohen.