Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) nga 20% në 6%, në njësitë akomoduese hoteliere në Shqipëri tashmë është efektiv. Vendimi i qeverisë shqiptare është botuar të mërkurën në fletoren zyrtare.
Sipas këtij vendimi, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind.
Ndërkohë modeli i deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar, i përcaktuar në nenin 67 të udhëzimit, zëvendësohet me modelin e ri të deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ulet TVSH-ja për hotelet në Shqipëri, por çmimet nuk ndryshojnë
-
Shqipëria bëhet gati për zbatimin e TVSH-së në turizëm
-
Kthimi i TVSH-së në 18% i papërballueshëm për gastronomët
-
Kthimi i TVSH-së në 18%, Sogojeva paralajmëron protesta
-
Murati: Prej 1 janarit TVSH-ja për hotele dhe gastronomi rikthehet në 18%