Takimet që pati në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha dhe aleatët e djathtë nuk i dhanë sinjale pozitive drejtorit të përgjithshëm për Politikat e Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.
Ai tha se dialogu është përgjegjësi e të dyja palëve për të zgjidhur situatën aktuale politike në vend, e shumicës dhe opozitës. Por zyrtari i lartë i BE-së thotë se nuk pa asnjë shenjë që opozita të mund të kthehet në Kuvend pas vendimit për djegien e mandateve. Në të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, Danielsson tha se djegia e mandateve nga opozita minon procesin e integrimit.
Dhe fakti që opozita është jashtë parlamentit, nuk e ndihmon fare procesin integrues të vendit. "Këtë ja bëra të qartë opozitës", - tha zyrtari i BE-së në një konferencë për mediat pas takimeve që pati me liderët politikë.
Në takimet e veçanta që pati me kryeministrin Edi Rama dhe më tej me liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha, drejtori i zgjerimit në BE, Christian Danielsson tha se nuk pa ndonjë shenjë që mes palëve politike të shkohet drejt zgjidhjes së krizës politike, përmes dialogut.
"Bojkotimi i parlamenti nuk është në përputhje me demokracinë. Nuk dëgjova ndonjë lëvizje që mund t'i çojë ata drejt dialogut", kështu u përgjigj Danielsson teksa u pyet nga gazetarët nëse sheh ndonjë sinjal pozitiv se opozita do të shkojë në Parlament.
Edhe
BE i kërkon opozitës, “Stop dhunës! Urgjentisht platformë kombëtare për dialog”
Vendi i opozitës është në Parlament. Me këtë qëndrim drejtori i Politikave për Zgjerimin në BE, Christian Danielsson, mbajti të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.
"Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike", tha ai.
Në një konferencë për mediat pas takimeve të veçanta me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe aleatët, Danielsson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në.
"Kjo situatë aktuale politike në Shqipëri, nuk ndihmon fare për procesin integrues. Ja bëmë të qartë edhe opozitës, se fakti që nuk është në parlament nuk ndikon pozitivisht progresin e bërë", tha zyrtari i lartë i BE-së.
Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Kam pasur mundësinë që të takohesha më kryeministrin dhe liderët e opozitës. Qershori është vetëm pak muaj lar. Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t'i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendi. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitë kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-SË. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërporoduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësimi madh për ne. Vettingu vazhdon që të jetë një përpjekje e rëndësishme,, krijimi i autoriteteve ligjore ka qenë një hap tjetër kyç. Kam takuar anëtarët e gjyqësorit që sapo është krijuar.. Ky organ është një gur kilometrik për realizmin e reformave. Një gjë tjetër e rëndësishme ka qenë historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë elementët që u përmendën në qershorin e kaluar. përpjekje të tjerë janë të rëndësishme lidhur me të drejta themelore, si të drejta e pakicave dhe pronësisë dhe kufizimi i kërkesave për azil", u shpreh Danielsson.
Edhe
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, në planet e Ramës nuk është dorëheqja
Ai bëri apel të vijojnë përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit.
"Është e nevojshme që të ketë progres të vazhdueshëm në veçanti për procesin e vettingut. Po e ndjekim procesin nga shumë afër", tha Danielsson.