I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Giacobbe ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për planin për të realizuar marrëveshjen me Serbinë gjatë këtij mandati qeverisës të Kurtit.
“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një varg çështjesh, përfshirë këtu planin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, gjatë mandatit të tij qeverisës”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.
It was a pleasure meeting PM Kurti and DPM Bislimi today to discuss a wide range of issues, including plans to realize a comprehensive agreement with Serbia during the PM’s current mandate. #RealProgress. ???? pic.twitter.com/yEKUOYBCuC
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 18, 2021
Në Bruksel kanë përfunduar të mërkurën bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyre.
Delegacionin e Kosovës gjatë dy ditëve negociata e udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
-
Lajçak në takim me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara
-
Bislimi pret në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për dialogun me Serbinë
-
Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit: Së pari ajo e Brukselit
-
Kurti po pret që Bislimi ta njoftojë se çka bisedoi në Bruksel
-
Kurti-Kasanofit: E nevojshme të zbatohet plotësisht dhe sa më shpejt Marrëveshja Bazë me Serbinë