Arbëri

Zyrtarët për informim të Lipjanit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Një propozim-vendim për miratimin e Planit për Transparencë (2019-2023) në Komunën e Lipjanit ka nxitur një debat mjaft të nxehtë në mbledhjen e KK-së, të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarët nga radhët e PDK-së kanë kritikuar ekzekutivin për mungesë të transparencës, mosshqyrtim të peticioneve të qytetarëve, mohim të qasjes në dokumente publike etj.

Ndërkaq zyrtarët për informim janë kritikuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lumturie Bytyqi-Hasani, këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se në zyrën e informimit është punësuar një zyrtar i cili në të njëjtën kohë është edhe pronar i një portali lokal, andaj, sipas saj, kjo paraqet konflikt të interesit.

Hasani ka bërë me dije se zyrtarët për informim asnjëherë nuk e pasqyrojnë gjendjen dhe debatet të cilat zhvillohen brenda Kuvendit....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)