PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, degët në Lipjan, kanë akuzuar qeverisjen lokale për mungesë të transparencës derisa këshilltarëve të KK-së po u mohohen qasja në dokumente publike dhe mosllogaridhënia për projekte të caktuara.
Pastaj sipas opozitës peticionet e qytetarëve nuk po përcillen për diskutim para këshilltarëve të KK-së dhe ueb-faqja zyrtare e Komunës nuk pasqyron informacione reale për zhvillimet e KK-së duke mos i publikuar asnjëherë deklaratat e opozitës, shkruan sot Koha Ditore.
Ramiz Qeriqi, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se që nga viti i kaluar po kërkon nga Komuna qasje në dokumente publike për të marrë listën e pagesave të qirasë së lokaleve afariste në pronësi të Komunës, pastaj listën e lejeve ndërtimore për 2015, 2016 ,2017 dhe disa dokumente të tjera publike, mirëpo asnjëherë nuk i janë përgjigjur.\Agim Ademi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
{gallery}
-
PDK-ja paralajmëron padi ndaj zyrtarëve komunalë të Lipjanit
-
Opozita në Lipjan akuzon Komunën për mohim të qasjes në dokumente zyrtare
-
Opozita në Lipjan kritikon qeverisjen lokale për moslejim në qasje të dokumenteve zyrtare
-
Opozita në Lipjan ankohet se po i mohohet qasja në dokumente për disa projekte ndërtimi
-
Opozita kërkon llogaridhënie për shfrytëzuesit e pronave publike në Lipjan