Subjektet opozitare PDK dhe AAK, dega në Lipjan, shpeshherë bëhen bashkë për të kërkuar qasje në dokumente zyrtare, mirëpo, sipas tyre, kjo e drejtë po u mohohet, sidomos kur bëhej fjalë për leje dhe dokumente të objekteve banesore. Sipas opozitës, ndërtuesit e banesave kanë lidhshmëri me ekzekutivin.
Sipas PDK-së, njëri prej ndërtuesve është edhe kuvendari i LDK-së, Naim Stullca, për ndërtimet e të cilit Komuna ua ka mohuar qasjen në dokumente.
Të njëjtën ankesë ka edhe AAK-ja.
Por, asamblisti i LDK-së Naim Stullca mohon këto akuza, duke thënë se i ka respektuar të gjitha kriteret për ndërtim, raporton KOHA.
Diamant Bytyqi, zëdhënës i Komunës së Lipjanit, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim ka thënë se çdo kërkese për qasje në dokumente zyrtare i është lejuar qasja.
“Çdo kërkesë për dokumente zyrtare ka marrë përgjigje brenda afatit kohor të përcaktuar në ligjin për qasje në dokumente zyrtare. Kërkesat në fjalë janë kërkesa me karakter politik dhe nuk i komentojmë fare. Çdo kërkesë për qasje në dokumente do të marrë përgjigje brenda afatit kohor edhe pse të gjitha dokumentet janë të publikuara në uebfaqe të Komunës”, ka thënë ai.
-
Opozita në Lipjan kritikon qeverisjen lokale për moslejim në qasje të dokumenteve zyrtare
-
Opozita në Lipjan akuzon Komunën për mohim të qasjes në dokumente zyrtare
-
Opozita në Lipjan ia kërkon komunës listën e përfituesve të subvencioneve dhe pajisjeve bujqësore
-
Përmirësimi i dokumentit për harta zonale në Lipjan përplas pushtetin me opozitën
-
PDK-ja paralajmëron padi ndaj zyrtarëve komunalë të Lipjanit