Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarët e lartë publikë afat deri më 19 qershor për deklarim të pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë deri më 19 qershor, teksa në të kundërtën ata do të përballen me veprime ligjore.

AKK iu ka bërë thirrje “të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi”.

AKK në të njëjtën kohë ka bërë të ditur se afati është shtyrë, si rrjedhojë e pandemisë. Po ashtu, sipas saj, nga 1 marsi, prej gjithsej 4694 zyrtarëve që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur mbi 80 për qind e zyrtarëve të cilët kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë në AKK.