Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarët e Infrastrukturës hetohen për fshehje të dokumenteve të tenderit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit brenda Policisë së Kosovës ka nisur hetimet ndaj tre zyrtarëve të prokurimit në Ministri të Infrastrukturës nën dyshim për keqpërdorim të detyrës dhe fshehje të dokumenteve në lidhje me tenderin për “Furnizim me softuer për testim elektronik të kandidatëve për patentë shoferë”.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit penal që ka bërë kompania “Botek”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i prokurimit në MI, Besim Tahiri, dhe dy zyrtarët, Shefqet Emrullahu dhe Arif Zhushi, dyshohen se qëllimisht kanë fshehur një pjesë të dosjes së tenderit të kompanisë “Botek” , duke mos i dorëzuar Komisionit vlerësues të kësaj ministrie. Fillimin e hetimeve e ka konfirmuar për gazetën Policia e Kosovës.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit konfirmon se është duke e hetuar rastin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Policisë dërguar gazetës. Policia nuk ka dhënë të tjera detaje për rastin. Gazeta ka kontaktuar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, që të marrë një qëndrim lidhur me këtë çështje, por ai ka kërkuar që t’i drejtohemi sekretarit të kësaj ministrie, Nebih Shatri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.