Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarë të LDK-së takojnë diplomatin britanik

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri i shoqëruar nga kryetarja e FG LDK-së Lirije Kajtazi pritën Samuel Paice Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë në Prishtinë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së shprehu mirënjohjen për çdo investim të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën e posaçërisht në ditët e veçanta si kjo e intervenimit të NATO-s në vitin 1999, por falënderimi i veçantë i shprehu për angazhimin në zbardhjen e fatit të pagjeturve në Kosovë.

Samuel Piece, Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë në Prishtinë potencoi se përfshirja e Britanisë së Madhe në fushatën e NATO-s në vitin 1999 ishte një gurëthemel i mbrojtjes e sigurisë, ishte vendimtare për lirinë e Kosovës.

Beqiri e informoi për rrjedhat politike në vend dhe me rezultatet e arritura të LDK së në proceset zgjedhore në vend dhe falëndero Britaninë për kontributin që është duke e dhënë në Kosovë.