Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarë të BE –së me mesazhe të vjetme për Kosovën

Vizitë të re me mesazhe të vitit të kaluar kanë dhënë zyrtarët e BE-së, që u pritën zyrtarisht të mërkurën në Kosovë, raporton KTV.

Luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, bashkë me demarkacionin, për drejtorin gjeneral të KE-së për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, mbeten kusht për liberalizimin e vizave.

Danielsson, bashkë me drejtorin menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting, folën edhe për strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata thanë se strategjia e re thotë se nuk mund të ketë progres për Serbinë pa implementimin e marrëveshjeve me Kosovën.

Kryeministri, siç zakonisht shprehet në takime të tilla, tha se Kosova ka shumë punë për të bërë.

Për dinamizim të implementimit të MSA-së, foli edhe ministrja Dhurata Hoxha. Zyrtarët e BE-së, përpos takimit ndaras me kryeministrin, kanë takuar edhe kreun e kuvendit si dhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvend.