Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mbeten dy kushtet e fundit për t’u plotësuar, në mënyrë që Kosova të sigurojë liberalizimin e vizave, ka thënë drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.
“Kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere. Kjo i takon Qeverisë së Kosovës. Nga ana jonë, zotimi është i qartë. Një hap është kryer. Komisioni (Evropian) është i gatshëm që të bëjë rekomandimin për liberalizim të vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha Danielsson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklaratat e tilla, zoti Danielsson i ka bërë sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë nisur Programin për Reforma Ekonomike.