Takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nikoqir i të cilit është Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O'Brien tashmë zyrtarisht është zhvendosur nga data 2 shtator në datën 4.
Kjo gjë u bë e ditur për KOHËN nga Zëdhënësi i Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Ullyot. Ky takim sipas tij do të çojë përpara çështjet ekonomike mes dyja vendeve.
"Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O'Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Uashington me 4 shtator. Bisedimet u shtynë për dy ditë nga 2 shtatori për shkaqe të agjendës. Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti. Ne besojmë se përparimin në çështjet ekonomike, përfshirë këtu krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes", ka thënë Ullyot.
Kujtojmë se takimi i parë në Uashington mes krerëve të Kosovës e Serbisë ishte paraparë për 27 qershor, por ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
-
VoA: Shtyhet për dy ditë takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë
-
Vuçiq: Trumpi mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit
-
Përçarjet në koalicion vlerësohet se mund të reflektojnë negativisht në dialog
-
Zyra e kryeministrit Hoti: S’ka shtyrje të takimit të 2 shtatorit në Uashington
-
Udhëtimi i Hotit në Uashington përcillet me shumë paqartësi