Jurgen Klopp është përzgjedhës i Gjermanisë në futboll. Trajneri i njohur është prezantuar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë në një konferencë të mbajtur të premten paradite.
Kloppi e zëvendëson në postin e përzgjedhësit Julian Nagelsmannin, që dha dorëheqje pas dështimit të Gjermanisë në Kupën e Botës.
Klopp ka firmosur kontratë katërvjeçare me Federatën gjermane të futbollit. Do të jetë në krye të Gjermanisë në kampanjën për Euro 2028 dhe për Botërorin 2030.
Kontrata e Kloppit hyn në fuqi më 15 gusht, ka njoftuar federata gjermane. Peter Kwawietz, Pepijn Lijnders dhe Sven Bender do të jenë asistentë të 59-vjeçarit Klopp.
Si futbollist, Kloppi luajti për Mainzin nga viti 1990 deri në vitin 2001. Te kjo skuadër edhe nisi karrierën si trajner, ndërsa qëndroi nga viti 2001 deri në vitin 2008. Më pas e drejtoi Borussia Dortmundin për shtatë vjet. Te Liverpooli ishte prej vitit 2015 e deri në vitin 2024. Pasi vendosi të largohet nga Liverpooli, Kloppi u bë përgjegjës për futboll i kompanisë Red Bull. Por ka vendosur t’i kthehet zejes së trajnerit.
Edhe
Klopp të premten prezantohet si selektor i Gjermanisë
Ai është prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit.
Me Dortmundin ka fituar dy tituj të Gjermanisë, një Kupë dhe dy Superkupa gjermane. Po ashtu arriti në finale të Championsit në vitin 2013. Me Liverpoolin e fitoi Premier Leaguen, Kupën FA, Kupën EFL në dy raste dhe Ligën e Kampionëve. Ka fituar edhe Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për klube.
Gjermania dëshpëroi në Botëror duke u ndalur në raundin e parë nokaut. U eliminua nga Paraguai. Dhe largimi i Nagelsmannit ishte i domosdoshëm. Gjermania e fitoi Botërorin 2014, ndërsa u ndal në fazën grupore në vitet 2018 dhe 2022. Në Evropianin 2024, Gjermania u ndal në çerekfinale.
“Ekipi nacional mund ta bashkojë Gjermaninë si asgjë tjetër. Për këtë arsye kjo detyrë është shumë e veçantë për mua. Jam mirënjohjës për atë që kam bërë dhe që kam mësuar te Red Bulli për një vit e gjysmë dhe që kjo marrëveshje u bë e mundur. Tani po shikoj para për këtë detyrë të veçantë te Gjermania, të cilës do t’i qasemi me përulësi dhe durim. Do të zhvillojmë një ekip me lojtarë që luftojnë për njëri-tjetrin, që e shijon futbollin dhe në të cilin mund të llogarisin njerëzit e vendit tonë”, ka thënë Klopp.
Drejtuesit e federatës gjermane janë shprehur të lumtur për marrëveshjen me Kloppin.
“Jurgen Kloppi, si pak të tjerë, prezanton pasionin, kredibilitetin dhe aftësinë për të inspiruar njerëzit. Pas dorëheqjes së Nagelsmannit ai ishte zgjedhja jonë për pozitën e trajnerit të ekipit nacional”, ka thën Bernd Neuendorf, presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Edhe
Arrihet marrëveshja, Kloppi zëvendëson Nagelsmannin
Kloppi do të debutojë si përzgjedhës në fund të shtatorit. Në Amsterdam, më 24 shtator, Holanda e Gjermania takohen në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
VIDEO:
BREAKING: Jurgen Klopp announced as new Germany head coach 🚨 pic.twitter.com/wVD2tutADi
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 24, 2026