Kryeministri në detyrë, Ramush Haradianj ka theksuar se Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroi që secilin vit më shumë të forcohet e thellohet lidhja gjeografike e politike e Kosovës me BE-në.
“Sonte, në pritjen për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mes miqve e bashkëpunëtorëve për të festuar arritjet por edhe për sfidat e rrugëtimit tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroj që secilin vit më shumë të forcojmë e thellojmë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në”, ka shkruar më tej Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kosova dhe Serbia duhet t’i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja
-
BE-ja pret që qeveria e re e Kosovës të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë
-
Haradinaj pret nga BE-ja “përkushtim dhe seriozitet” si ai i SHBA-së
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë
-
Haradinaj kërkon intensifikim të partneritet politik e ekonomik me Austrinë