Policia ka intensifikuar hetimet në “Dosjen Lumezi”. Kohavisioni merr vesh se dje Policia në fshatin Prapaqan të Deçanit ka intervistuar edhe familjen e Zymer Krasniqit, emri i të cilit ndodhet prapa emrit të kryeprokurorit në dosjen e provimit të jurisprudencës.
Forcat e rendit kanë kontaktuar edhe vetë Zymer Krasniqin, i cili jeton në Gjermani dhe ku ka mbiemër tjetër, atë Tahiri.
Siç mëson KTV-ja, Zymeri pritet të vijë në Kosove për të kontribuar në këtë proces.
Zymeri kishte emigruar në Gjermani në kohën e masave të dhunshme, pasi ishte larguar dhunshëm nga puna në Gjykatën e Deçanit, që sipas familjarëve, ai kishte bërë punë praktike për gati 2 vjet.
Familja ka konfirmuar se Zymer Krasniqi kishte dhënë provimin e jurisprudencës, pak para se të largohej për në Gjermani, ku vazhdon të jetojë tash e sa kohë.
-
Zymer Krasniqi, emri i të cilit u mbulua nga ai i Lumezit do zbardhjen e manipulimit
-
Lumezi insiston se akuza ndaj tij për falsifikim është fabrikim qëllimkeq, KTV ishte në shtëpinë e Zymer Krasniqit
-
Lumezi i akuzuar se falsifikoi jurisprudencën, emërohet në krye të Komisionit për këtë provim
-
Faktet për manipulimin e dosjes së Lumezit
-
Manipulimi i vitit – Dosja Lumezi