Sot u parapa të mbahej seanca e e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve nga opozita, ku pritej të diskutohej për politikën e jashtme, skandalet dhe dështimet.
Por seanca dështoi të mbahej pasi të pranishëm nuk ishin as ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, as kryeministri Ramush Haradinaj e as disa deputetë.
Salih Zyba, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në Express Intervistën në KTV tha se ishte veprim jo i duhur nga ana e tyre e për këtë arsye, nga mospjesëmarrja e tyre u detyrua të ndërpritet mbajtja e seancës.
“Duke bazë për bazë shqetësimet për diplomacinë, ne si opozitë ftuam këtë seancë që nga data 6, por sot u pa që s’kishte fare interesim. Mazhoranca u detyrua të shtyjë këtë seancë për datë tjetër, me gjasë pas datës 20”, tha ai.
Zyba tha se disa prej arsyeve që po kërkohet kjo seancë janë dështimet e kësaj diplomacie, duke nisur nga fakti se kemi disa vite që s’kemi njohje të reja por po raportohet për ç’njohje.
Edhe
Mungesa e Haradinajt e Pacollit e dështon seancën për skandalet në diplomaci
Deputeti i Lëvizjes gjithashtu tha se ka skandale të diplomacisë kosovare e madje janë të shpeshta, duke thënë se s’vijnë vetëm nga Behgjet Pacolli por edhe liderë tjerë.
Theksoi se qeveria aktuale është e dobët dhe nëse nuk ka zgjedhje të reja, do të ketë pamundësi për të korrur suksese në vijim.
“Detyrimisht duhet të ketë ndryshime në qeveri, ndryshimi i sjell të mira diplomacisë kosovare”, tha tutje.
Ai tha se me përgjegjësinë që ka Thaçi, si president, do të duhej të kishte një diplomaci më të mirë por që nuk ka.
“Por duke pas parasysh iniciativat e tij, ka ndikim shumë negativ. Ai nuk ka as përkrahje tashmë”, tha Zyba, duke ia kujtuar edhe takimin me presidentin rus Vladimir Putin, që e quajti skandaloz.
Edhe
Pacolli s’merr pjesë në “seancën e Kuvendit për skandalet e politikës së jashtme”
Zyba tha se seanca që dështoi sot, pritet të mbahet pasi të diskutohet të hënën nga Kryesia e Kuvendit.
Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 nëntor, Kosova pret përkrahje të gjerë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.
Deputeti i VV-së, Salih Zyba u shpreh optimist se Kosova mund të anëtarësohet në INTERPOL.
“Ne jemi optimist dhe jemi të angazhuar si VV për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Shpresoj dhe angazhohemi të anëtarësoheni në INTERPOL ”, tha Zyba.
Ai foli edhe për deklaratat e Listës Serbe që kanë thënë se do të përkrahin çdo iniciativë për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Edhe
Mungesa e kuorumit dështon miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Zyba tha se ata janë pjesë e Kuvendit, vota si deputetë pranohet, por tha se nuk kanë besim se ata e bëjnë një gjë të tillë.
“S’kemi as kërkesë e as iniciativë prej tyre”, tha ai.