Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka takuar zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence në Shtëpinë e Bardhë, ka rrëfyer për një takim tjetër interesant po në Shtëpinë e Bardhë.
Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se vetë Pence e ka njoftuar atë me dy djem të rinj me prejardhje nga Kosova që punojnë në Shtëpinë e Bardhë, Yll dhe Ylber Bajraktari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i Thaçit:
Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtësor, zv. Presidenti Pence, me shumë krenari, më tha: “zoti President, tani do të kem nderin që t'ju njoftoj me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë”.
Sigurisht, m'u bë zemra mal me të arriturat e tyre.
Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njofshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane.
Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë.
Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë! HTH
{gallery}