Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare në Kosovë

Merdar

Foto: Arkiv

Pritjet nëpër pikat kufitare në Kosovë janë zvogëluar dukshëm.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Merdar janë deri 20 minuta, e për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike janë deri 5 minuta.

Pritje pak më të gjata janë te Dheu i Bardhe dhe Mutivoda.

Për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës Dheu i Bardhë pritjet janë deri 30 minuta, ndërsa nëpërmjet pikës kufitare në Mutivodë pritjet janë deri 40 minuta.

Qytetarët kohëve të fundit janë përballur me pritje të gjata veçanërisht te pika kufitare në Merdar. Pritjet shkonin deri në gjashtë orë.