Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zv.ministri Arifaj tregon si përfundoi në Gjykatë “Visametricu”

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, njoftoi se në shtatorin e 2021-s, ky institucion kishte pranuar disa ankesa nga qytetarët për operimin e “Visametricut” dhe për deklaratat detyruese që janë dashur t’i nënshkruajnë për aplikimin për vizë.

Ai deklaroi të mërkurën në Konfrontin e KTV-së se nëpërmjet këtyre procedurave, qytetarët është dashur të heqin dorë nga mundësia për të pranuar pasaportën në mënyrë fizike dhe të bëjnë këtë kompani përgjegjëse nëse aplikuesit s’i ka shkuar viza.

Ai shtoi se e gjithë procedura u nis nga qytetarët, e tash lënda është në Gjykatën Komerciale.

“Inspektorati për mbrojtjen e konsumatorëve ka pranuar edhe 10 ankesa të cilat kanë të bëjnë me pagesa dhe në mesin e institucioneve që janë takuar me ‘Visametric’ është edhe inspektorati...Të gjithë qytetarëve që ankohen duhet t’u kthehet pagesa. Nëse gjatë aplikimit për vizë ka pasur probleme, qytetari të ankohet te ‘Visametric’ dhe do t’i rimbursohen paratë. Ose nëse i ka dështuar termini për vizë për disa arsye të tjera, edhe në ato raste do të kompensohen”, shtoi ai.