Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvicra zgjat mandatin e Swisscoy deri më 2020 në Kosovë

Trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, do të qëndrojnë në Kosovë edhe për tre vjet tjera, deri në fund të dhjetorit të vitit 2020.

Këshilli i Sigurisë i Këshillit Kombëtar (SiK) ka votuar në favor të këtij vendimi, por me shumicë të ngushtë. SiK e kaloi këtë vendim me 13 vota PRO dhe 11 KUNDËR.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, siç raporton “handelszeitung”, SiK ka votuar kundër një projektligji të Këshilit Federal që propozonte përfundimin e misionit Swisscoy pas 2020.

Shumica e Komisionit konsideron se përfundimi i operacionit do të ishte i parakohshëm pasi që gjendja në Kosovë është shumë e paqëndrueshme, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, pjesa tjetër, pakica, beson se qëndrimi i ushtarëve zviceran në Kosovë dhe kostoja e tyre nuk arsyetohet më pasi që gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm rreth 20 vjet pas konfliktit. Komisionerët tjerë propozuan mbështetje për Kosovën me mjete civile.

Me gjithë vendimin për vazhdim të misionit Swisscoy, Këshilli Federal zviceran ka marrë vendim që numri i ushtarëve të ulet, nga 235 sa janë tani, në 190 deri në tetor të vitit 2019, ndërsa deri në fund të vitit 2020 të mbesin vetëm 165 ushtarë.

Deri më tani, Parlamenti zviceran vazhdimisht është pajtuar që të vazhdohet me operacionin paqeruajtës në Kosovë. Edhe ky vendim i SiK pritet të votohet nga Parlamenti.