Me votimin e sotëm konfirmohet vendimi i Qeverisë që përbërja e misionit ushtarak zviceran në Kosovë të zvogëlohet nga 235, sa është tash, në 165 ushtarë sa do të jenë në fund të vitit 2020.
Ushtarët zviceranë duhet të vazhdojnë të mbeten në Kosovë. Pas Dhomës së Kantoneve (Senatit), edhe Dhoma Nacionale ka vendosur me shumicë votash për vazhdimin e misionit deri në fund të vitit 2020, shkruan sda.ch. Gjendja në Kosovë është ende mjaft e brishtë dhe kështu nuk janë plotësuar kushtet për tërheqje, ishte qëndrimi i 100 deputetëve që votuan pro, kundruall 76 që ishin kundër dhe një abstenim.
SVP/UDC dhe të Gjelbrit me mocionet e tyre kishin kërkuar që Swisscoy të tërhiqej nga Kosova deri në fund të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Por qeveria dhe shumica në parlament janë të mendimit se gjendja në Kosovë është ende jostabile kështu që është herët për tërheqje.
Sidoqoftë, me votimin e sotëm konfirmohet vendimi i qeverisë që përbërja e misionit ushtarak zviceran në Kosovë të zvogëlohet nga 235 sa është tash, në 165 ushtarë sa do të jenë në fund të vitit 2020.
Përfaqësuesit e SVP/UDC-së në kundërshtimin e tyre kanë thënë se misioni zviceran dhe kostoja e tij pas 20 vitesh nuk mund të arsyetohen, përcjell albinfo.ch. Edhe ashtu, sipas tyre dobia që sjell ky mision është e dyshimtë.
Lisa Mazzone dhe Balthasar Glättli nga Partia e Gjelbër kishin kërkuar që misioni të kalojë në kompetencat e Ministrisë së Jashtme dhe të shndërrohet në një mision që do të mbështesë projekte të zhvillimit në Kosovë.
-
Zvicra zgjat mandatin e Swisscoy deri më 2020 në Kosovë
-
Ushtarët zviceranë pritet të qëndrojnë në Kosovë deri më 2026, mund të rritet numri i tyre
-
Zvicra planifikon zgjatjen dhe rritjen e misionit të saj ushtarak në Kosovë
-
Senati zviceran i zgjat mandatin ushtarëve në KFOR – kërkon reduktim të trupave
-
Zvicra i thotë po rritjes së numrit të ushtarëve në KFOR