Personi i tretë i sulmuar në kafenenë “56” në Bazel më 9 mars, i mbijetuari i vetëm në sulmin ku u vranë dy shqiptarë, është riatdhesuar në Shqipëri. Kjo ka ndodhur pas qëndrimit në spital të shqiptarit që kishte marrë plagë me rrezik për jetën. Ai ishte liruar nga spitali më 17 mars.
Këtë njoftim e jep gazeta “Tageswoche” e 31 marsit. Sipas saj, personit në fjalë përveç që është dëbuar, i është shqiptuar edhe një masë e ndalimit të hyrjes në Zvicër dhe në gjithë Zonën Schengen deri në vitin 2022, transmeton albinfo.ch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetës së përmendur, ai donte të shkonte në Gjermani dhe të kërkonte azil ndërsa Zvicrën e kishte shfrytëzuar vetëm si vend transit. Por gjyqtarët nuk e kanë besuar këtë deklarim të tij pasi që ai edhe tri ditë pasi kishte ardhur në Zvicër po e vazhdonte qëndrimin atje.
Ndërkaq, departamenti për Siguri dhe Drejtësi i Bazelit ka konfirmuar për gazetën se i lartpërmenduri është dëbuar në Shqipëri. Ndërsa Prokuroria Publike e Bazelit nuk ofron njoftime tjera të nxjerra nga hetuesit në lidhje me rastin.