Pragu, ishte fjala më e përdorur e 3 muajve të fundit të vitit 2019.
Më herët gjatë vitit, edhe partneri i vogël i koalicionit PAN, Fatmir Limaj kishte mbetur i shokuar kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje.
Ky ishte kundër për të ruajtur pushtetin që e kishte shtrirë në disa ministri, e për të cilin KTV-ja raportoi se abuzohej sidomos në MTI dhe MASHT.
Kur u shpallën zgjedhjet, Limaj e la aleancën me Haradinajn, për të bërë aleancë me Behgjet Pacollin, po kaq skandaloz në bashkëqeverisjen e PANA-s.
Në fushatë, KTV-ja ia bëri Limajt, pyetjen legjitime nëse mendonte se do ta kalonte pragun. Përgjigja e tij u bë virale në kohën që koalicioni rreth tij mbeti në 4.99 %.
Limaj gjithashtu pyeti vet, çka kishin të tjerët më shumë se ky, dhe përgjigja natyrisht ishte vota.
Edhe
Thirrjen e Limajt për konsensus në dialog e injorojnë partitë, e kritikojnë ekspertët
Menjëherë pas zgjedhjeve Limaj vajtoi nga një studio televizive në tjetrën, për të thënë se qëllimisht synohej eliminimi i Nismës nga skena politike.
E pas një sërë ankesash, numërimesh, e rinumërimesh Limaj u tërhoq zvarrë mbi prag për një grusht votash, në mënyrë që 6 deputetë të koalicionit të bëheshin pjesë e Kuvendit. Por, edhe pse bëri zhurmë duke thënë sa shumë e do Kuvendin, Limaj mungoi në seancën konstitutive dhe ende nuk është betuar si deputet.