Xhamia e Gurit, Hamami i qytetit, biblioteka “Hivzi Sulejmani” e muzeu etnologjik “Emin Gjiku” janë disa prej monumenteve që tash e një kohë janë në rinovim. Rrjedhimisht, turistët që vijnë në Prishtinë e kanë të pamundur t`i vizitojnë ato, shkaku i punimeve që po zgjasin prej kohësh.
Kompleksi i banimit “Emin Gjiku”, që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, është ndër objektet më të vizituara nga të huajt në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ai ofron për vizitorë dy oborre të mëdha, shtëpinë e familjes dhe atë të mysafirëve, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo e fundit ka dy vjet që ka nisur të restaurohet, por përveç vendosjes së rrethojave për punë, asnjë punëtor nuk shihet duke punuar në restaurim të objektit.
Në Ministrinë e Kulturës thonë se punimet nisën pa projekt dhe se fillimisht nga objekti janë larguar orenditë e rënda, në mënyrë që të evitohej shembja.
Vjollca Aliu nga Ministria e Kulturës ka thënë se ndërtesa kryesore ka nisur të restaurohet 2 vjet më parë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)