Mungesa e krijimit të Qeverisë së re dhe vonimi në krijimin e përbërjes së re të Kuvendit, është duke e dëmtuar Kosovën në paraqitjet e saj diplomatike jashtë vendit.
Sipas Selman Zymberit, koordinator në komisionin parlamentar për të drejta të njeriut, Kosova vazhdon të injorohet nga vendet e Ballkanit perëndimor vetëm si shkak i moskrijimit të një strukture më të fortë politike, raporton KTV.
Së fundmi, Republika e Kosovës u injorua edhe në sesionin parlamentar të 24 nëntorit që u mbajt në Malin e Zi, ku temë diskutimi ishte lufta kundër dhunës ndaj grave dhe brengave të tjera shoqërore.
Sipas Zymberit, konferenca e mbajtur në Malin e Zi nuk ishte e vetmja në të cilën shteti ynë u injorua nga vendet fqinje, pasi që një gjë e tillë kishte ndodhur edhe më herët. Por, ajo çka është për t’u shqetësuar, sipas Zymberit, është përfaqësimi i dobët i diplomacisë kosovare dhe injorimi që u bëhet delegacioneve kosovare në tubime të tilla.
Për koordinatorin e komisionit parlamentar, lëshime të tilla nuk ndikojnë shumë në raportet mes Kosovës dhe vendeve të BE-së. Porse në sytë e shteteve evropiane, sipas tij, Kosova po bën lëshime të cilat dëmtojnë paraqitjen publike përballë komisioneve të huaja.
-
Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi
-
Demokraci e paralizuar në kohë krizash: Pasojat strategjike të bllokadës institucionale për sigurinë dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës
-
BE: Është në interes të Kosovës t'i formojë sa më shpejt institucionet
-
Kritikohet performanca e Kuvendit
-
Të gjitha JO-të ndërkombëtare për Kosovën, sipas Serbisë