Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet tash 15 vjet ndërtimi i rrugës për në bjeshkën e Shtedimit

Ndërtimi i rrugës për në Bjeshkën e Shtedimit të Pejës ka hyrë në vitin e saj të 15-të. Kjo është rruga e vetme në Kosovë, në të cilën po punohet që nga viti 2002, ndërsa ende nuk është gati të kryhet.

Kur ka nisur të hapej kjo rrugë iu gëzuan blegtorët e dhjetëra fshatrave të Dukagjinit, të cilët dalin gjatë verës me bagëtinë e tyre në bjeshkët e Shtedimit, Rusolisë, Bellopaçit e disa fshatrave të tjera malore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy vjetët e parë të kësaj rruge të gjatë 17 kilometra u hap pjesa prej fshatit Brestovik e deri në fshatin Lipë. Buldozerët kanë hapur rrugë nga Lipa në drejtim të bjeshkëve të Bellopaçit dhe Shtedimit.

Galdim Krasniqi nga fshati Leshan i Pejës, familja e të cilit ka toka në bjeshkët e Shtedimit, tregon se deri në vitin 2013 janë hapur 15 kilometra rrugë, kurse në vitin 2014 është hapur edhe pjesa e mbetur deri në qafë të Shtedimit, që ka një lartësi mbidetari prej rreth 2 mijë e 300 metrash. Nevoja për ndërtimin e kësaj rruge është tepër e madhe për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit në ato bjeshkë, të cilat shfrytëzohen nga banorët e më shumë se 50 fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit.

Ukë Selimaj, drejtor i Mbrojtjes dhe i Shpëtimit, thotë se për sivjet janë dhënë nga Qeveria 100 mijë euro më të cilat parashihet asfaltimi i rrugës prej Novosellës e deri në Lipë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.