Që nga themelimi i Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, në fund të muajit prill të këtij viti, është folur për fillimin e këtij procesi.
Fillimisht është thënë se procesi do të nisë në muajin gusht, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo pasi ishte vlerësuar se anëtarët e Komisionit nevojitej të kryenin një trajnim lidhur me punën që duhej bërë. Mirëpo, kjo nuk ndodhi. Pas kësaj ishte thënë se verifikimi, i cili pritet të zgjasë 5 vjet do të fillojë brenda vitit. Por një gjë e tillë siç duket nuk do të ndodhë.
Kryetarja e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, Minire Begaj, që në korrik të këtij viti pati thënë se që procesi do të fillojë brenda këtij viti, tani nuk ka pranuar të japë ndonjë datë. Shkurt nëpërmes telefonit ditë më parë i ka thënë gazetës se opinioni do të njoftohet për fillimin e këtij procesi. Por kur do të fillojë nuk ka thënë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)