Të sistemuar që shtatë vjet në dy zyra në Pallatin e Kulturës, me automjete të parkuara në oborrin e Komunës, Njësiti i zjarrfikësve të Deçanit ende është në pritje të kalojë në objektin e ri të ndërtuar para dy vjetëve, në lokacionin te ish-stacioni i autobusëve.
Ky projekt i nisur të realizohet para tre vjetëve, me plan ka pasur ndërtimin e objektit për tre muaj dhe të sistemimit të zjarrfikësve në të brenda atij viti, shkruan sot “Koha Ditore”. Mirëpo, zjarrfikësit ende po presin t’i marrin çelësat e objektit dhe nuk kanë ndonjë njohuri se kur do t’i marrin.
“Po presim të kalojmë në objektin e ri. Se kur kalojmë ende nuk e di”, thotë Besim Selmanaj, shef i njësitit të zjarrfikësve në Deçan. Një datë apo ditë se kur do të kalojnë, atyre nuk u është thënë. E deri sa t’u jepen çelësat e objektit të ri, zjarrfikësit do të vazhdojnë të “banojnë” në Pallatin e Kulturës.
Për zvarritjen e kalimit në objektin e ri, vitin e kaluar zyrtarët përgjegjës të Komunës e dhanë si arsyetim mospranimin teknik, i cili tashmë është bërë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Zvarritet prej 3 vjetësh funksionalizimi i objektit të zjarrfikësve në Deçan
-
Zjarrfikësit e Deçanit ende jashtë objektit të ri
-
Zjarrfikësit në Deçan po refuzojnë të hyjnë në objektin që thonë se u ndërtua pa standarde
-
Prokuroria nis hetimet për mosfunksionalizim të objektit të zjarrfikësve
-
Pritoret e papërfunduara edhe në këtë fundvit