Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet prej 3 vjetësh funksionalizimi i objektit të zjarrfikësve në Deçan

Njësia e zjarrfikësve ende është në pritje të kalojë në objektin e ri.

Në fillim të këtij viti qe thënë nga krerët e Komunës se deri në muajin mars do të kalonin në objektin e ri, por zjarrfikësit e Deçanit ende gjenden në dy zyrat në Pallatin e Kulturës, ku janë të sistemuar prej tetë vjetësh dhe automjetet e tyre në oborrin e Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në janar kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kishte deklaruar se në objektin e ri ka disa defekte, që duhet rregulluar.

Në mesin e “defekteve” ka qenë edhe mungesa e izolimit të objektit nga jashtë dhe ndërrimi e nyjave sanitare, të cilat ishin dëmtuar ende pa u përdorur.

“Besoj se deri në muajin mars tejkalohet kjo punë”, kishte treguar kryetari i Deçanit muajin se kur do të ishte i gatshëm objekti për kalimin e zjarrfikësve në të. Tashti jepet mesi i muajit maj si datë deri kur më së largu do të kalojnë zjarrfikësit në objektin e tyre të ri.

“Deri nga 15 maji, zjarrfikësit kalojnë atje se objekti është rregulluar”, pohon Ramosaj. Se a do të kalojnë deri më 15 maj në objektin e ri zjarrfikësit ende nuk janë të sigurt, megjithëse ata shpresojnë që kjo të ndodhë brenda këtij muaji... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)