Prishtinë, 14 gusht – Komuna e Prishtinës ende nuk ka arritur t’i kompletojë bordet e ndërmarrjeve publike komunale, edhe pas disa muajsh nga hapja e konkurseve, me gjithë faktin se komitetet e aksionarëve janë të themeluara që nga muaji mars.
Mullafazlia, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka deklaruar të hënën për “Kohën ditore” se kompletimi i NP-ve ende është në proces e sipër, duke mos dhënë ndonjë afat kohor se kur do të kompletohen mekanizmat më të lartë vendimmarrës të tyre.
E pyetur se kur pritet të ndodhë kjo, Mullafazalia, pa përmendur ndonjë afat kohor ka thënë: “Varet prej komisionit vlerësues, kur do të marrin vendimin për kandidatët”.
Ndërkohë që përfaqësues të opozitës në Komunë kanë thënë se edhe formimi i bordeve të NP-vë është përcjellë me ndërhyrje dhe ndikime politike, pasojat e të cilave do të reflektojnë në performancën e dobët të tyre, në të ardhmen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Opozita në Prishtinë kërkon t’i shkarkojë aksionarët në ndërmarrjet publike komunale
-
Qeveria po e skanon gjendjen e rreth 15 ndërmarrjeve publike
-
Ministria e Financave: Komuna e Prishtinës nuk i ka kryer procedurat për ekzekutimin e pakos për biznese
-
Ekzekutivi i Prishtinës ende i pakompletuar
-
Ekzekutivi i Prishtinës i pakompletuar pas shkarkimeve të fundit