Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zv.ministri i Financave e quan “lopë” deputeten e LDK-së

Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, e ka quajtur "lopë" deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ai e ofendoi deputeten e partisë opozitare pasi kjo të enjten në Kuvend iu drejtua deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, me fjalën “magjup”.

“Lopa n'aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin. Phuu..!”, shkroi Makreshi në profilin e tij në Facebook.

Image

Për ofendimin e Makreshit, Bunjaku-Rexhepi tha për KOHËN “s’merret me të”.

Ndërsa, për ofendimin në Kuvend, deputetja e LDK-së u arsyetua me një fjalë tjetër ofenduese, për të cilën nuk u deklarua fare e penduar.

“Nuk është e vërtetë, majmun. Majmun i kam thënë”, ka deklaruar ajo për KOHËN. “Absolutisht, pasha Zotin, jo me kërku falje, po veç edhe një herë le të gabon, edhe një herë më shumë ia bëj. Qekaq!” ka shtuar kur është pyetur se a i kërkon falje deputetit Rrustemi.

Edhe Valentina Bunjaku e LDK-së i thotë “magjup” e “majmun” deputetit Adnan Rrustemi Arbëri Valentina Bunjaku e LDK-së i thotë “magjup” e “majmun” deputetit Adnan Rrustemi

Për këtë gjuhë nuk pati vërejtje nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, gjatë seancës.

Kuvendi nuk iu përgjigj pyetjeve të KOHËS nëse do t’i shqiptohet ndonjë vërejtje Bunjakut.