Zv.kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Qeverisë së Kosovës që në dokumentacion t’i referohen me emrin kushtetues, Republika e KOsovës.
Ai ka reaguar, pasi sot Dogana ka kthyer prapa 15 maune me mallra serbe që adresë e kishin Kosovën.
"Me të ashtuquajturat masa reciproke, dërgimi i mallrave nga Serbia në Kosovë është zyrtarisht i kufizuar dhe i ndaluar, sepse kushtet janë të tilla që asnjë kompani nga Serbia nuk mund t’i përmbushë ato”, tha Lajiq, duke shtuar se masat e reja “nënkuptojnë ndërprerjen e të gjithë tregtisë në mes të Beogradit dhe Prishtinës", përcjell REL.
Qeveria në detyrë Kurti ka hequr taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe e ka zëvendësuar atë me masa reciproke. Këto masa janë shtrënguar të dielën, kur u vendos që të ndalohet përdorimin i dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale me emra vendesh që përmbajnë elemente që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që përmbajnë elemente që mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
-
15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa - Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit
-
Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia
-
Pas heqjes së masave të reciprocitetit, mallrat serbe futen lehtësisht në Kosovë
-
Heqjen e reciprocitetit qytetarët e konsiderojnë nënshtrim ndaj Serbisë
-
Stavileci: Të hyrat pësojnë rënie prej 10 për qind