Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ZRRE-ja po pengon zhvillimin e bizneseve, thotë Klubi i Prodhuesve

Problemet me furnizim jo të rregullt me energji elektrike, kanë detyruar kompaninë për prodhimin e lëngjeve që të investojnë në pajisje për energji të ripërtërishme.

Shaqir Palushi, si fillim, kishte investuar në panele solare për prodhimin e vetëm 23 kw-ve, raporton KTV.

Mirëpo, me të parë se ishte një alternativë produktive, Palushi kishte kontraktuar kompani për studimin e mundësive për investimin e 600 mijë eurove në panele solare.

Me këtë investim, ai synonte t’i mbulonte 50 përqind të nevojave me energji, nga 200 mijë euro shpenzime sa ka në vit.

Megjithëkëtë, tërë përkushtimi thotë se i shkoi dëm, pas takimeve të realizuara me anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Edhe Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji Arbëri 1 j. më parë Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji

Për këtë rregullore të ZRRE-së, ankesë ka bërë edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Ata këtë e vlerësojnë si pengesë për zhvillimin e bizneseve, duke marrë parasysh problemet me furnizim të energjisë.

Sipas tyre, ajo është në kundërshtim me politikat e ministrive përkatëse të cilat nxisin bizneset në rritjen e investimeve në energji të gjelbër.

Kjo rregullore është miratuar më 27 prill 2017, nga Bordi i ZRRE-së.

Edhe Përfaqësues të bizneseve ankohen se energjia elektrike po ua pengon zhvillimin Arbëri 2 j. më parë Përfaqësues të bizneseve ankohen se energjia elektrike po ua pengon zhvillimin

Një studim i bërë nga USAID-i, pati nxjerrë në pah se humbjet e bizneseve nga furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në vitin 2017 patën arritur në 313 milion euro.

Këto humbje kishin shënuar rritje për 40 milionë nga hulumtimi i bërë në vitin 2015.